Tyra Banks prezanton akulloren e nxehtë dhe rrjeti s’kupton asgjë!

Tyra Banks ka njoftuar se do të nxjerrë në treg akullore të nxehtë. Po, tingëllon çuditshëm dhe s’jeni të vetmit që po përpiqeni të deshifroni çfarë nënkupton.
Supermodelja ka një kompani akulloresh të quajtur Smize & Dream që ka një pikë në Australi. Sipas faqes zyrtare, ajo është frymëzuar për këtë ide nga nëna e saj, Carolyn London.
Tyra e quan “përvojën e parë në botë të akullores së nxehtë.”
“Nuk është qumësht. Nuk është çokollatë e nxehtë. Por kupat tuaja të preferuara, të kthyera në lëng. E nxehtë. Akullore. E gëlltitshme, zemër”, shkroi ajo në rrjetet sociale.
Produkti quhet “Hot Mama” dhe tingëllon si akullore e shkrirë.
I gjithë rrjeti duket se nuk po e kupton se çfarë bëhet fjalë dhe kërkon shpjegime.
Jaya Saxena thotë se Banks ka një mënyrë shumë unike për të bërë biznes. “Produkti është kaq i ri sa nuk është vendosur ende në faqen e internetit të kompanisë, kështu që atje s’ka asgjë. Në komentet e videos prezantuese, ekipi heq çdo mundësi. ‘Pra… gjizë?’, thotë njëri ku ajo përgjigjet jo. Dikush tjetër pyet nëse është si një pije e ngrohtë me qumësht. ‘Jo tamam.” Akullore e shkrirë si pije? ‘Është pije. Por nuk është e shkrirë.’”
Sipas Parade, akullorja “është trazuar dhe ngrohur për të përftuar një trashësi kremoze, të ëmbël që mund të pihet në gotë.”
Megjithatë, do të duhet të presim ende për të kuptuar se për çfarë bëhet fjalë konkretisht.









