AKTUALITET
Plagoset me armë 15-vjeçari, mister rrethanat

Policia e Tiranës njofton se rreth orës 20:30 të kesaj te enjteje është paraqitur në spitalin e Traumës një i mitur 15 vjeç, i cili dyshohet se është dëmtuar me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta, në Fushë-Mëzez.
“I mituri ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë sëbashku me grupin hetimor po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit” – thuhet ne njoftim.