AKTUALITET

Aksident në Levan – Tepelenë/ Përplasen dy automjete, dy të plagosur

Fier – Aksident ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të  sotëm në autosrtadën Levan- Tepelenë, në vendin e quajtur Varibop.

Dy automjete janë përplasur me njëra- tjetrën dhe si pasojë e goditjes së fortë të dy drejtuesit janë lënduar. Ata janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut pë jetën.

Banorë të zonës por edhe zjarrfiksat kanë ndërhyrë duke përdorur forcën për të krijuar hapësira për nxjerjen e personave nga mjetet e dëmtuara e duke i dërguar në urgjencë të spitalit për ndihmë mjekësore. Zjarrikësit më pas kanë larguar mbetjet  dhe duke larë rrugën për mos patur probleme automjetet e tjera që kalojnë në këtë aks të autosttadës.

Ndërkohë në vendngjarje ka shkuar menjëherë policia dhe grupi hetimor të cilët po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.

Fier/Informacion paraprak

Mëngjesin e sotëm, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në Varibob, automjeti me drejtues shtetasin E. L., 43 vjeç, banues në Berat është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin J. L., 37 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, janë dëmtuar të dy drejtuesit e automjeteve dhe ndodhen në Spitalin Rajonal Fier, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button