Policia Fier në 24 orë. Një 17 vjeçare ka publikuar foto intime të një 17 vjeçari

Ndodh edhe kështu që mund ta keni dëgjuar si histori apo gojëdhanë por ja që është e vërtetë. Ka ndodhur në Fier
Policia Fier ka nisur të procedojë një vajzë 17 vjeçare pasi ndaj saj ka pasur një kallzim në polici sepse dyshohet se ka shpërndarë në rrjete sociale foto intime të një djali 18 vjeçar. Lajmin e konfirmon zyrtarishtë drejtoria epolicisë vendore në Fier që ka nxjerrë edhe njoftim për shtyp.
•Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kibernetike referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për një 17-vjeçare, pasi dyshohet se ka publikuar në rrjete sociale, foto intime të një 18-vjeçari.
•Specialistët e Komisariatit të Policisë Fier:
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin R. M., 58 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka dëmtuar automjetin e një 47-vjeçareje;
-shpallën në kërkim shtetasin A. B., 38 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se ka vjedhur 2 monopatina elektrike të një 62-vjeçari. Punohet për kapjen e shtetasit A. B..
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin L. R., 36 vjeç, banues në Fier, pasi automjeti që drejtonte ky shtetas, në gjendje të dehur, është përplasur me një automjet tjetër. Nga përplasja janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.