Monday, May 20, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETPolicia prangos dy shtetas, njërin e kishte në kërkim

Policia prangos dy shtetas, njërin e kishte në kërkim

Fier – Vihen në pranga 2 shtetas, një prej tyre në kërkim.

Shërbimet e Policisë Rrugore të DVP Fier, në aksin rrugor Lushnjë-Fier, kapën shtetasin e shpallur në kërkim Kujtim Laliçi, 61 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, me vendimin e datës 24.03.2021, e ka dënuar me 1 vit e 8 muaj burgim, për veprën penale “Mashtrimi”.

Veprimet e mëtejshme procedurale për këtë shtetas, i kaluan shërbimeve të Policisë Durrës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin A. C., 49 vjeç, banues në Levan, për veprën penale “Vjedhja”, pasi është kapur në flagrancë duke vjedhur materiale metalike të urës mbi lumin Vjosa.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME