Saturday, December 7, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKË‘Koncensioni në Kushtetuese’/ Kalaja nga Butrinti: S'na lanë, e paska marrë greku!

‘Koncensioni në Kushtetuese’/ Kalaja nga Butrinti: S’na lanë, e paska marrë greku!

Sarandë – Ditën e sotme, Aleanca për Mbrojtjen e Butrintit ka zhvilluar një vizitë në rrënojat e këtij parku kombëtar që pritet t’i jepet me koncension një fondacioni shqiptaro-amerikan për 10 vitet e ardhshme.

Gazetari dhe aktivisti Aulon Kalaja bën me dije se kjo është një çështje që cënon sigurinë kombëtarëe dhe se janë konsultuar me 7 avokatë dhe çështja e Butrintit tashmë do të shkojë në Gjykatën Kushtetuese.

Kalaja sqaroi se Aleanca për Mbrojtjen e Butrintit do të jetë në të gjitha qytetet e Shqipërisë për të reaguar në lidhje me këtë çështje.

Kalaja: Ky njeri që nuk e pranon Butrintin si shqiptar ka vënë në pikëpyetje sigurinë e vendit tonë. Saranda del nga skema dhe këtë park kombëtar e merr privati. Është e paprecedent pasi Akademia e Shkencave flet pas vendimit të Kuvendit.

Kjo nuk ndodh në asnjë vend të botës. Në Shqipëri flasin deputetet para, marrin vendime dhe më pas flet Akademia e Shkencës të cilët nuk i pyet askush, i kam thënë kryetarit të Akademisë së Shkencave përse nuk jep dorëheqjen. Jemi konsultuar me një një studio ligjore prej 7 avokatësh, kemi nisur së pari sfidën publike dhe më pas do të bëjmë sfidën ligjore pasi çështja e Butrintit do të shkojë në Gjykatën Kushtetuese.

Ne do të bëjmë dëgjesa edhe me qytetarët e Sarandës. Dua tu njoftoj që ne po bëhemi gati që këtë ligj që kaloi në Kuvend me 75 vota pro do ta godasim në Gjykatën Kushtetuese. I bëjmë thirrje presidentit që ta kthejë në Kuvend këtë ligj abuziv me Parkun e Butrintit.

Do të jemi në të gjitha qytetet e Shqipërisë për të reaguar në lidhje me këtë çështje. Tani e tutje një peshkatar më tha që edhe për të peshkuar duhet të marrim leje në e-Albania.

Pra këta edhe peshkun e kanë nxjerrë me koncension, liqeni, lumi, deti dhe perla më e madhe që është Kepi Stillo që këta duan ta nxjerrin nga zona e mbrojtur për të ndërtuar 643 vila dhe një kazino. Ne kërkojmë transparencë.

Donim të hynim brenda në park dhe nuk na lanë, se mesa duket tani e paska marrë greku dhe nuk na lanë me kamera./Syri

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME