Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORTU-19 / Apolonia mund Tiranën dhe shpallet kampione e Shqipërisë

U-19 / Apolonia mund Tiranën dhe shpallet kampione e Shqipërisë

Ne futboll, durimi eshte virtyti me i cmuar! Kjo shprehje i pershtatet me se miri ekipit te futbollit te Apolonise U19 i drejtuar nga trajneri Bledar Borova, ekip i cili ndonese ishte plot 11 pike larg nga kreu i renditjes, pas 14 fitoresh rrresht ja arriti te shpallet kampione e grupit B. Ndersa ne fazen play-off per titullin kampion, kaloi fillimisht Akademine e Futbollit dhe Football Republic per tu perballur ne finalen e madhe me Tiranen.

Një ndeshje mjaft e bukur që u luajt pasditen e djeshme në stadiumin “Elbasan Arena”, duke filluar nga ra 17:30, e që u vendos nga një gol i shënuar në minutat shtesë nga Alvi Mezani. Vlen te permendet fakti se ishte po ky futbollist, Mezani, i cili edhe ne sezonin 2019-2020 me golin e tij ne minutat e fundit ndaj Internacional i dhuroi titullin kampion te Shqiperise Apolonise U19.

Trajneri Borova e nisi ndeshjen me këtë formacion: Bega, Borova, Francis, Topi, Trifoni, Lutaj, Maksuti, Mezani, Pali, Kurti e Rakipaj. Ne pjesen e dyte u aktivizuan edhe Puci, Cakaj e Zoga.

Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll pa gola ndonese rastet nuk munguan per ekipin tone, ndërsa në pjesën e dytë të dyja skuadrat u hodhën në sulm për të kërkuar fitoren. Në minutën e 93-të skuadra fierake arrin të fitojë një 11-metërsh, që ekzekutohet saktë nga Alvi Mezani, duke fiksuar shifrat finale në 1-0 dhe duke i dhënë trofeut Apolonisë U-19.

Në përfundim të ndeshjes u zhvillua edhe ceremonia kurorëzimit të skuadrës kampione U-19 me drejtorin e Departamentit të Garave në FSHF, Marjus Sulejmani, që i dorëzoi trofeu Apolonisë U-19, që do të marrë pjesë në edicionin e ardhshëm të kompeticionit europian për klubet kampione të kësaj moshe “UEFA Youth League”.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME