Tuesday, December 3, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESOREPorsche, prezanton modelin e saj më të ri

Porsche, prezanton modelin e saj më të ri

Me arkitekturën e tij, Mission X thuhet të jetë rival i Rimac Nevera, i cili është projektuar për të mbështetur karikimin 500 kW

Porsche në vitin 2023 ka festuar 75 vjetorin e saj me konceptin e makinës Mission X. Koncepti ofroi një paraqitje të shkurtër të së ardhmes elektrike, por që atëherë nuk ka pasur shumë lajme nga marka gjermane për modelin e ri. Megjithatë, kohët e fundit, CEO i Porsche, Oliver Blume, tha se këtë vit do të vendoset fati i prodhimit të kësaj makine.

Është një motiv i madh për ne që të bëjmë makinën”,-tha Blume, duke pasur parasysh popullaritetin që fitoi vetëm koncepti i Mission X. Ky model përfshin një paketë baterie të montuar pas sediljeve. Bateria e tij mund të karikohet dy herë më shpejtë se e modelit Taycan Turbo S.

Me arkitekturën e tij, Mission X thuhet të jetë rival i Rimac Nevera, i cili është projektuar për të mbështetur karikimin 500 kW. Por, edhe gati një vit pas përfundimit të tij, prodhimi i modelit të ri nga Porsche mbetet mister. Disa raporte thonë se ka afërsisht 1,500 kuaj fuqi dhe mendohet të ketë dy motorë. Nëse fillon prodhimi i tij, ai ka të ngjarë të jetë i kufizuar, ndërsa dërgesat thuhet të bëhen më shpejt se në vitin 2026.

Porsche do të integrojë Google Maps, Google Assistance dhe aplikacione të tjera nga Google Play në makinat e saj të ardhshme. Vendimi shënon një ndryshim nga një kërkesë që kishte më herët Porsche për të përdorur softuerë nga Google, pasi kjo e fundit kërkoi që të ndaheshin shumë të dhëna. Megjithatë, shefi financiar, Lutz Meschke tha në tetor se Porsche ishte në bisedime me Google, Apple, Baidu, Tencent dhe Alibaba në Kinë për teknologji të automatizuar të drejtimit dhe argëtimit.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME