
Kryesia e PD-së nuk mori një vendim për procesin e primarëve, por përgjegjësinë e miratimi të rregullores e kaloi te Këshilli Kombëtar.
Organi më i lartë statutor do të mblidhet këtë të mërkurë, por Sali Berisha tregoi qartë se çfarë pret nga kandidatët për deputetë që do garojnë nën siglën e PD.
”Çdo kandidat për deputet, duke filluar nga dita e sotme të ketë si detyrë të regjistrojë 300 emigrantë, dhe ta dokumentojnë këtë me screenshoot e regjistrimit të tyre që paraqesin për regjistrimin e këtyre emigrantëve, shqiptarëve jashtë vendit.
Kandidatët janë të udhëzuar të përdorin të gjitha mundësitë që kanë, por një këshillë e imja është, në arsyetimin tim është që rruga më e sigurtë për regjistrimin e tyre është puna në blloqe dhe lagjet e qyteteve dhe fshatrave tona. Gjetja e tyre, lidhja telefonike, inkurajimi i tyre, nuk përjashtohen fare takimet jashtë”, tha Berisha.