LIFE STYLE

Princ Harry kërkon të pajtohet me familjen mbretërore

Princi Harry tha se do të “donte një pajtim” me Familjen Mbretërore, por babai i tij, Mbret Charles III, “nuk do të flasë” me të.

Duka i Sussex-it, 40 vjeç, i tha BBC-së se është i gatshëm të hedh pas cdo gjë që ka ndodhur mes tyre që nga largimi i tij dhe bashkëshortes Meghan Markle, pasi nuk di “sa kohë i ka mbetur” babait të tij, i cili po lufton me kancerin.

“Ka pasur shumë mospajtime mes meje dhe disa prej familjes time,” tha ai për mediat.

Por ai shtoi se tani i ka “falur” ata.

Do të doja një pajtim me familjen time. Nuk ka asnjë arsye për të vazhduar të luftojmë më, jeta është e çmuar.”

Përplasja e tij e fundit me mbretin ka të bëjë me kërkesën e Harry-t për të ruajtur sigurinë e financuar nga taksapaguesit që nga largimi i tij  – një kërkesë që ai e humbi të premten.

Ekipi ligjor që qëndronte pas këtij vendimi tha se nuk do të ishte e përshtatshme për Harry-n të kishte siguri të paguar nga taksapaguesit pasi kishte hequr dorë nga detyrat mbretërore.

Harry tregoi se Charles “nuk do të flasë me mua për shkak të çështje të sigurisë” – por ai pranoi se “nuk mendoj se do të kthehesha bashkë me gruan dhe fëmijët në Mbretërinë e Bashkuar në këtë moment,” i tha BBC-së pas humbjes në gjykatë.

Në një deklaratë të rrallë, Pallati Buckingham i tha BBC-së: “Të gjitha këto çështje janë shqyrtuar disa herë dhe me kujdes nga gjykatat, me të njëjtin përfundim të arritur në çdo rast.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button