Monday, December 9, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËOPINION/ ANALIZËPrindër, nëse nuk i mbani brenda në mesnatë fëmijët, mos u jepni...

Prindër, nëse nuk i mbani brenda në mesnatë fëmijët, mos u jepni çelësat e makinës!

Nga Mentor Kikia-

Ora 03 e mëngjesit. Një 16 dhe një 17-vjeçar drejtojnë një makinë në rrugen Ksamil-Sarandë. Padyshim, pa leje drejtimi automjeti. Përplasen me një motocikletë dhe vdesin të dy personat në motoçikletë.

Ishin turistë italianë.

Kësaj radhe pyetjen e kam për prinderit e adoleshenteve: E dinit ju që femijet tuaj të mitur, pa leje drejtimi, bridhnin deri në mëngjes rrugeve me makinë?

E di që është vështirë që të mbahen adoleshentët “lidhur” dhe te futen në shtëpi, por çelesat e makines mund ti mbash “lidhur”, zoti prind që djali juaj mori dy jetë të rinjsh italianë.

ShënimReagimi i Mentor Kikisë është i drejtë, pasi shikon çdo ditë e natë adoloshentë në timon dhe në motoçikleta. Së pari, duhet policia rrugore ti ndalojë dhe prinderëve të tyre të mos ua japë më makinën, sepse mund të marrin jetë njerëzish apo edhe jetën e tyre, sepse janë adoleshentë. Por si ka mundësi që prindërit lejojnë fëmijët të marrin makinën e të dalin në rrugë? Apo ka edhe prindër të tjerë, idiotë është pak të themi, që vendosin në prehër fëmijën e vogël dhe i lënë timonin ta drejtojnë ata, në mes të rrugës me njerëz dhe makina të tjera.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME