KRYESOREPOLITIKË

Prokurorët amerikanë në Tiranë/ Berisha: Do pyetet Rama!

Sali Berisha ka deklaruar se prokurorët amerikanë do të vijnë edhe në Tiranë, duke u shprehur se nga dita në ditë pritet që të thirret kryeministri Edi Rama.

“Nga dita në ditë ky njeri mund të thirret për krimet që ka kryer ndaj nuk e zë vendi vend”, theksoi ai.

Berisha shtoi se Rama po gënjen në rubrikën Sy m’Sy, ku sipas kryedemokratit “Rama bën pyetje vetë dhe thotë po mi bëjnë shikuesit”.

Sali Berisha: Paratë e taksapaguesve amerikanë janë shpërdoruar nga gratë dhe lidhjet e tjera familjare të elitës së korruptuar të ekstremit të majtë shqiptar. Edvin Sinaloa mori së fundmi një goditje fatale të pashpresë.

Edvin Sinaloa, me deklarimin që i bëri presidenti Trump Sinaloas si organizatë terroriste, është tashmë në rreth të kuq si bashkëpunëtor kryesor i organizatave terroriste Atij nuk i pushojnë lajmet e këqija që i vijnë për bëmat dhe gjëmat e tij.

Pra, në një anë, në Kongresin amerikan denoncohet se ish-gruaja dhe të tjerë kanë përfituar 10 milionë…

A e dini ju që unë i kam denoncuar këto me datën 28 korrik 2021? E kam denoncuar atë si marrëveshje korruptive. Kam denoncuar edhe ambasadoren Yuri Kim si kumbarë të kësaj marrëveshje korruptive. Edhe shqip, edhe anglisht e kam publikuar atë status.

Tani, këto shkuan në Kongresin e SHBA. Nuk flasin një fjalë për këto, as Edvini, as Çuçi. Prokurorët amerikanë do vijnë edhe në Tiranë. Ata nuk mund t’i kontrollojë Rama më. E vërteta është që nga dita në ditë, ky njeri mund të thirret për krimet që ka kryer. Ndaj nuk e zë vendi vend.

Berisha i referohet lajmit që doli dje se një grup prokurorësh është dërguar në Ballkan për të hetuar projektet që janë financuar deri tani me fondet e taksapaguesve amerikanë.

Në krye grupit të prokurorëve është ish-prokurori federal Martin De Luca. Ai ka nisur nga Sarajeva hetimin ku rezulton se vetëm në katër vitet e fundit janë shpenzuar me projektet e USAID-it me OJQ-të e ngritura nga fondacioni Soros rreth 402 milionë Dollarë, prej të cilave 250 milionë nuk mund të përcaktohet se ku janë zhdukur.

“Në katër vitet e fundit, këtu janë disbursuar 402 milionë Dollarë përmes programeve të ndryshme. Prej tyre, 150 milionë Dollarë mund të justifikohen, dhe rreth 250 milionë Dollarë mbeten të pajustifikuara, gjë që na ngre dyshime për korrupsion. Këto janë para nga qytetarët amerikanë. Ekipi im tashmë po heton operacionet e USAID-it edhe në shtetet e tjera të rajonit e më gjerë. Presidenti Trump është shumë i vendosur që ne të zbulojmë sa më shpejt gjithçka që ka ndodhur me keqperdorimin e këtyre fondeve. Jemi të vetëdijshëm se pjesa më e vështirë e misionit tonë është marrja e provave ndaj kërkojmë bashkëpunimin e autoriteteve në këto shtete.”

Një ditë më parë, Komiteti për Mbikqyrjen dhe Reformat në Qeverisje në Kongresin Amerikan, i ngritur me inicitativën e Elon Musk, në seancën e titulluar “Amerika e fundit: Si ndihma e huaj minoi interesat e SHBA në mbarë botën” u vu theksi tek fondet që USAID ka dhënë për shoqatat e komanduara nga George Soros me qëllim propagandën dhe luftën politike. I thirrur të dëshmonte, gazetari investigativ Tyler O’Neil tha se në Shqipëri paratë e taksapaguesve amerikanë janë përdorur për të asgjësuar liderin e opozitës, Sali Berisha.

“Fondacionet për Shoqërinë e Hapur dhe USAID kanë bashkëpunuar gjithashtu në mbështetjen e “East West Management Institute”. Ndër të tjera instituti nxiti ndryshime gjyqësore në Shqipëri që kritikët pretendojnë se rezultuan në përndjekjen e liderit të opozitës shqiptare Sali Berisha, duke i mbyllur gojën kundërshtarit të kryeministrit socialist të vendit”, shkruan gazetari i “The Daily Signal”, Tyler O’Neil.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button