BOTA

Protesta kundër Speciales/ Djemtë e Thaçit dhe Veselit u bashkohen qytetarëve

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka falënderuar sërish popullin shqiptar për mbështetjen ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke thënë se UÇK-ja është e pastër.

“Dua t’i falënderoj të gjithë popullin shqiptar për mbështetje, jemi falënderues shumë. Populli është me UÇK-në, ushtria është e pastër”, deklaroi Thaçi.

Protestës iu bashkua edhe Klestor Veseli, djali i ish-kryetarit të Kuvendit dhe ish-udhëheqësit të UÇK-së, Kadri Veseli. Ai tha se pajtohet me deklaratën e Endrit Thaçit dhe u bëri thirrje gazetarëve që të dëgjojnë qytetarët e mbledhur në protestë.

“Nuk kam asgjë me shtu prej asaj që e tha Endriti. Ju ftoj t’i drejtoni mikrofonat, dëgjojeni popullin çka thotë”, tha Veseli para gazetarëve. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button