Friday, March 29, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeMODËTH@SHETHEMEPse debatuan Amos dhe Olta Gixhari?

Pse debatuan Amos dhe Olta Gixhari?

Këtë herë protagonistët e sherrit në “Big Brother Vip Albania” kanë qenë Olta Gixhari dhe Amos Zaharia.

Aktorët që deri më tani u duk se po i mbanin krahun njëri-tjetrit kanë folur me tone të larta.
Shkak është bërë një bisedë që Olta ka qenë duke bërë me Luizin jashtë rulotit, ku në një moment aktorja ka nisur të qeshë.

Jashtë ndodhej edhe Amosi i cili i është drejtuar Oltës duke i thënë “Pse zgërdhihesh?”
Aktorja duke u përpjekur t’ia shpjegojë se arsyeja pse po qeshte ishte ngjarja që i tregoi Luizi, Amosi i ka kthyer shpinën dhe është larguar në shenjë mosbesimi. Kjo sjellje e ka agravuar edhe më shumë Oltën.

Më herët aktorja Olta Gixhari ka qenë duke biseduar me Amos Zaharian.
Ajo ka theksuar ndër të tjera se mund të ketë edhe shoqëri në mes të rivalitetit të finales së BBV.
Madje, ajo “larg e larg” shprehu dëshirën se do të donte të shkonte në finale me Amosin.
“Ekziston një klishe që më të fortët zihen. Unë do kisha shumë qef nëse unë do isha një nga konkurrentët e fortë dhe ti gjithashtu, po flas vetëm për ne të dy, zëre se nuk ekziston asnjë, nëse do jemi ne dy nga më të fortët do doja të tregoja se edhe në një lojë me një mik mund të shkosh larg përdore, unë mund të shkoj në finale dorë për dore me ty”, tha ajo ndër të tjera.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME