Friday, April 26, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËPse i përjashtoi Alibeaj katër deputetët nga grupi i PD

Pse i përjashtoi Alibeaj katër deputetët nga grupi i PD

Në një vendim të shpërndarë nga grupi parlamentar i PD, i drejtuar Enkelejd Alibeaj, u njoftua vendimi për përjashtimin nga grupi parlamentar i katër deputetëve që ishin pezulluar nga PD më 11 janar 2022. Konkretisht: “Tritan Shehu; Oerd Bylykbashi; Belind Këllici dhe Agron Shehaj nuk janë më pjesë e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike duke filluar nga data 11.01.2023.” – thuhej në njoftimin e shpërndarë për mediat.

Ndërsa sipas njoftimit, akti u ndërmorr pasi ka përfunduar afati (i thënë sot) 1-vjeçar për distancimin publik nga aktet e dhunës në PD më 8 janar të vitit të shkuar, burime për Lapsi.al nga brenda PD-së bëjnë me dije se në partinë opozitare po luhet një lojë tjetër.

Sipas burimit, arsyeja pse deputetët e rreshtuar krah Berishës u përjashtuan është pasi Enkelejd Alibeajt i rrezikohet pozicioni si kryetar i grupit parlamentar. Kjo, sipas burimit, pasi në grupimin e Alibeajt ka nisur një lëvizje për të shkarkuar atë si kryetar të grupit parlamentar.

Ndërsa Alibeaj tashmë po rrezikohet edhe nga të vetët, bashkimi i votave me grupin e Sali Berishës, do të siguronte shkarkimin e tij. Pra kjo është arsyeja pse Alibeaj nxitoi të vepronte me përjashtime të deputetëve që ishin me statusin e “të pezulluarve”, dhe jo mungesa e distancimit nga sulmi i vitit të shkuar tek selia blu.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME