Tuesday, April 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETPse ma hoqe ndihmën ekonomike'/ 58-vjeçarja vdes gjatë takimit me kryetaren e...

Pse ma hoqe ndihmën ekonomike’/ 58-vjeçarja vdes gjatë takimit me kryetaren e Bashkisë së Lushnjes

Një 58-vjeçare nga fshati Çinar ka ndërruar jetë këtë të enjte në ambientet e Bashkisë së Lushnjes.

TV Klan raporton se gruaja, e identifikuar si Shpresa Cani, kishte shkuar në zyrat e bashkisë për të pyetur përse iu ishte hequr ndihma ekonomike. Pasi është paraqitur në zyrën e informacionit, ajo është drejtuar Drejtorisë së Ndihmës Sociale.

Sipas burimeve të TV Klan, viktima ka debatuar ashpër me punonjësit e kësaj zyre rreth faktit të heqjes së emrit nga lista e përkrahjes sociale dhe është nxjerrë me forcë nga kjo zyrë.

Më pas 58-vjeçarja ka kërkuar takim me kryetaren e Bashkisë, Eriselda Sefa dhe është ngjitur në katin e dytë për të takuar kryetaren.

Sapo ka kryer takimin, ajo është ndier keq dhe është lajmëruar ambulanca e Spitalit të Lushnjes. Pas mbërritjes së ambulancës, gruaja kishte ndërruar jetë në vend. Pas kësaj ngjarjeje, Policia e Lushnjes ka referuar materialet në prokurori, për të hetuar shkaqet e vdekjes së 58-vjeçares.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME