MAGAZINË

Publikohet ditari i Demi Moore: Ndihem e neveritur me veten

Ditari personal i Demi Moore, që dokumenton betejat e viteve të saj të hershme, është rishfaqur pasi u gjetnë një magazinë dikur në pronësi të ish-burrit të saj, Bruce Willis.

Faqet e shkruara me dorë, të shënuara “Demi Private Memoirs”, thuhet se u gjetën nga një punonjës i aeroportit pasi Willis, i cili tani po lufton me demencën, kishte pastruar magazinën e tij në Aeroportin Santa Monica.

Tani, ndërsa Demi Moore vazhdon të dominojë sezonin e çmimeve me performancën e saj  në “The Substance”, reflektimet e saj private nga dekada më parë po dalin në dritë, duke zbuluar detaje intime rreth rinisë së saj të trazuar, betejave ndaj varësisë dhe marrëdhënieve të profilit të lartë.

Kujtimet, të shkruara në mesin e viteve 1980 dhe të marra nga Daily Mail, ofrojnë një pasqyrë të papërpunuar dhe të pafiltruar në betejat e saj personale. Ajo tregoi hapur varësinë ndaj alkoolit dhe kokainës gjatë martesës së saj të parë të trazuar me muzikantin Freddy Moore.

“Natën para dasmës sime, mora një shishe shampanjë, shkova në shtëpinë e këtij djali me të cilin po bëja një film në atë kohë,  ai më zgjoi në orën 10:30 të mëngjesit tjetër dhe unë supozohej të isha gati për një orë,” pranoi Moore.

“Vonë, e uritur dhe fajtore, këto janë kujtimet e mia të ditës së dasmës. Tre vitet e ardhshme nuk ishin më mire.Ndihem shumë e neveritur me veten, jo vetëm duke përdorur drogë, por edhe njerëzit. Nuk e kuptova kurrë se sa egoiste dhe e padrejtë isha.”

Ditari hedh dritë edhe mbi romancën e saj pasionante por të trazuar me Emilio Estevez, me të cilin ishte në lidhje nga viti 1985 deri në 1986. Ajo shkroi për emocionin e të dëgjuarit prej tij, duke thënë: “Sa herë që ai më telefononte, zemra më rrihte fort”. Megjithatë, marrëdhënia e tyre u dëmtua nga abuzimi i saj me substanca.

Gjatë një udhëtimi rrugor me Estevez, ajo detajoi një incident ku kishte pirë dhe kishte humbur vetëdijen.

“Aq shumë sa nuk pi më kurrë pije të forta”, ka shkruar ajo. “E gjeta veten duke u errësuar dhe më pas me një dhimbje koke, e hutuar, e vetme dhe me dëshirë të madhe që do të më nxirrte nga mjerimi im”.

Pavarësisht durimit të Estevez, Moore pranoi se ajo përsëriti të njëjtën sjellje vetëshkatërruese vetëm disa ditë më vonë. “Jam e habitur që nuk më vrau në vend,” rrëfeu aktorja.

Në fund, marrëdhënia e tyre përfundoi kur një grua ngriti një padi prej 2 milionë dollarësh për atësinë kundër Estevez në 1986.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button