
I nxitur nga situata e fundit, kryeministri Edi Rama zbuloi se në zgjedhjet e 11 majit do të jetë pjesë e listës së kandidatëve për deputet në Tiranë.
”Më 11 maj, kur falë edhe blerjes së fundit që ka bërë skuadra me Braçen, kutitë e votimit do të jenë një mavi flakëritëse cep më cep, në çdo njësi, në çdo qendër. Patjetër që vetëvetiu dhe falë asaj që ndodhi dje dhe për mua është e qartë që duhet të jem në Tiranë bashkë me skuadrën e Tiranës edhe nuk diskutohet që më 11 maj, Tirana do t’i jap PS-së numrin më të madh të deputetëve”, tha Rama.