Sunday, December 8, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËOPINION/ ANALIZËRAMA NUK DO TË JET KRYEMINISTËR PËR ZGJEDHJET E 14 MAJIT

RAMA NUK DO TË JET KRYEMINISTËR PËR ZGJEDHJET E 14 MAJIT

Nga Basir Çollaku – Në çdo vend të botës ku kanë mbetur ende 5 gramë demokraci, ngjarja e përfshirjes së kryeministrit në një aferë të rëndë, të nivelit të asaj ku ai është në dosjen e blerjes së zyrtarit të lartë të FBI, Charles McGonigal, doreheqja do të duhej të kishte ndodhur qameti pas 30 minutash.

Më pas kur të dhënat e dosjes së drejtësisë amerikane, e përmendin me emër Ramën së paku 14 herë, koha e reagimit do të duhej të ishte përgjysmuar. Kur provat flasin për pagesa korruptive për të hetuar një lobim dhe asgjësuar opozitën, Partinë Demokratike, atëherë njëherësh me dorëheqjen, Prokuroria e Posaçme duhej të kishte njoftuar regjistrimin e procedimit penal.

SPAK nuk duhet të presë leje ambasadash, për të kërkuar drejtësisë amerikane materiale hetimore ku përfshihen shtetas shqiptarë dhe kryesisht Kryeministri i vendit. Prokuroria e nisi hetimin për një çeshtje te gatuar mediatikisht, vepër e Ramës dhe McGonigal, menjëherë për Lulzim Bashën. Barazia para ligjit i fton prokurorēt për sjellje të njëjte profesionale. Aq më tepër kur në rastin e Ramës, kemi të bëjmë me dosje në gjykate dhe në Departamentin Amerikan të Drejtësise, pas një hetimi 2-vjeçar.

Ende asgjë
Ende stepje nga organi i procedurës. Mbase ështe sforcuar të nxisë lajme e ftesa deshmie per emra.dhe ngjarje andej kah opozita.
Rama është meitosur keq. Historia rëndohet ore pas ore. Në Tiranë kane ardhur njerëz të rëndësishëm dhe Rama ka nje ofertë ndryshe nga detyra që mban aktualisht. Dosja ka surpriza të tjera. Oligarkë e investitorë rusë të sanksionuar nga USA kanë gjetur rehati e përfitime të mëdha financiare tek Rama. Korruptimi në nivele të larta të FBI dhe me të tjerë zyrtarë, ndëtkombëtarizon skamdalin.

Media amerikane gjerësisht shkruan për një dorëheqje të shefit të shërbimit të inteligjencës FBI, se agjentët e rënfësishëm.janë përfshirë ne korrupsion dhe spiunazh, ku Rama.ështe instrument keqbërës. Imazhi dhe përgjegjesia penale kur gjykata ka në dorë dosjen nuk shpëtohen me xhaxha Sorosin më.

Kryeministri ka humbur në përpjekje dëshpëruese për të gjetur një rrugë shpëtimi, kur e ka marrë ultimatumin që të zhduket nga rruga. Marrëveshja qëllon dhe mund të ulë disi kostot por jo ti asgjësojë ato.

Çfarë ka ndodhur me Edi Ramën, ortakët e tij, është aq shumë ruse, aq shumë korruptive, aq.shumë antiamerikane, aq shumë prodhim pasigurie sa nuk mundet ti sjellë Kryeministrit harresë ndëshkimore. As ligjërisht. As politikisht. As diplomatikisht. As personalisht. 

Orët e fituara me fshehje, Rama mund t’i perdorë për të dëshmuar, shitur ndonjë bashkëpunëtor si zakon e ka, të paguajë shumë më tepër se kurrë herë tjetër të mos përfundojë në fund, zgjedhur zëvëndësin e përkohshëm. Por Edi Rama e di. Ai nuk do të jetë kryeministri që çon vendin në zgjedhjet vendore 2023 me 14 maj. KM e mësoi se kur hap një varr për armikun duhet të hapësh dhe nje për vete. Si dihet asnjëherë radhës…

Lista është e gjatë…

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME