Thursday, May 9, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËRama tregon formatin e ri të takimit që i propozoi Albin Kurtit

Rama tregon formatin e ri të takimit që i propozoi Albin Kurtit

Sikunër raportoi ekskluzivisht Lapsi.al më parë, mbledhja e nesërme e përbashkët e qeverisë së Shqipërisë dhe Kosovës është anuluar. Lajmin e konfirmoi edhe vetë Edi Rama në një dalje për mediat nga Kryeministria. Sipas Ramës, ajo nuk mund të mbahet sipas formatit të planifikuar.

“Ky takim nuk mund të mbahet në formatin e parashikuar dhe pasi kam folur pasdite me shefin e diplomacisë evropiane, Josep Borrell, i kam kërkuar Albinit për t’u takuar nesër, në Gjakovë, në një format më të ngushtë, përkatësisht me ministrat e Jashtëm dhe ata të Mbrojtjes për të diskutuar pikërisht për këtë situatë.” – deklaroi Rama duke shtuar se kryeministri i Kosovës nuk e kishte pranuar këtë format, por kërkoi mbajtjen normale të mbledhjes së dakordësuar më herët.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME