POLITIKË

Rrëzohet kërkesa e 4 demokratëve për rinumërim votash/ PD e PS bashkojnë votat në KAS

Komisioni për Ankesa dhe Sanksione i KQZ-së rrëzoi sot kërkesat e bëra nga 4 kandidatë të Partisë Demokratike në Tiranë dhe në durrës për rinumërimin e votave preferenciale. Me 4 vota kundër dhe 1 pro anëtarët e KAS rrëzuan kërkesat e bëra nga Ilir Alimehmeti, Mimoza Hajdarmataj, Lisandër Hoxha dhe Ilirjana Kuçana.

Sipas KAS kërkesa për rinumërim nuk duhej të bëhej nga kandidatët, por nga forca e tyre politike. Vetëm Ilir Rusmali votoi “pro” kërkesës së kandidatëve. Kundër tyre votuan përfaqësuesit e PS në këtë komision, Koli Bele dhe Elvin Lako, por edhe përfaqësuesit e vetë PD-së, Ledio Braho dhe Elvis Cefa.

Edhe këta të fundit argumentuan se sipas Kodit Zgjedhor ankimin mund ta bëjë vetëm subjekti politik dhe jo kandidati. Sipas tyre, këtë qëndrim kanë mbajtur edhe në zgjedhjet e kaluara.

Në një prononcim për mediat mjeku Ilir Alimehmeti tha se “de facto” KAS nuk u morr me kërkesat tona, përmbajtjen e provave, por u morën me një artificë të pakuptimtë që është “subjekti duhet të kërkojë rinumërim”, ndërkohë që kryetari i PD është shprehur pro” – tha Alimehmeti. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button