LIFE STYLE

Rrihet keq turisti për shkak të një shezloni (video)

Turqi – Një video që është bërë virale në mediat sociale ka fiksuar sulmin ndaj një turisti të huaj nga një anëtar i stafit në plazhin Damlatas, në zonën e Alanyas në Turqi.

Sherri ka ndodhur të premten kur turisti, me shumë gjasa britanik ose rus, pyeti nëse mund të merrte me qira një shezlong, por vendosi të largohej pasi e konsideroi çmimin si shumë të shtrenjtë.

Fillimisht, turisti i hodhi gjërat e tij në rërë që të mund të shkonte të notonte në det. Në atë moment, një punonjës i kërkoi turistit të zhvendoste sendet e tij diku tjetër dhe situata u përshkallëzua shpejt.

3 anëtarë të stafit e sulmuan personin para pushuesve të tjerë. Të pranishmit filluan të protestonin, ndërsa disa të tjerë u larguan për shkak të sherrit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button