Seanca në Gjykatë/ Veliaj shpërthen ndaj prokurorit Dado: E ke personale me mua

Zbardhen detaje nga seanca me dyer të mbyllura në GJKKO, për vlerësimin e masës së sigurisë ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.
Kryebashkiaku i Tiranës i është drejtuar prokurorit të SPAK që e hetoi, Ols Dado se e ka personale me të.
Veliaj mësohet të ketë thënë se prokurori i ka kërkuar leje ndërtimi disa vite më parë nga e cila ai ka mbetur i pakënaqur.
“Ti je në konflikt interesi, e ke personale me mua. Më je paraqitur dhe ke perfituar leje ndërtimi, ke marrë leje ndërtimi nga ana ime. Pasi ke mbetur i pakënaqur më ke thënë “do ta mbash mend”. Ke dy rrugë, ose të largohesh nga kjo çështje, ose të rreshtohesh me ndërtuesit e tjerë këtu”.
Gjatë momentit që Veliaj ka mbajtur fjalën, gjyqtari i GJKKO, Erjon Bani i ka tërhequr vëmendjen kryebashkiakut për tonin e zërit dhe ruajtjen e solemnitetit para gjykatës.
Vijon…