AKTUALITETKRYESORE
Selishta pa investime në rrugë/ Banorët: Na shqetësojnë vjedhjet e banesave

Mungesa e investimeve ka sjellë shpopullimin e fshatit Selishtë në Cakran të Fierit. Banorët ankohen për mungesë investimesh në rrugë dhe ndriçim, ndërsa shqetësim i tyre janë dhe vjedhjet e banesave.
Banorët pohojnë se rruga kryesore ashtu dhe rruga për tek varrezat janë të pa kalueshme dhe në të gjitha rastet e vdekjeve arkëmorti trensportohet për në banesën e fundit me krahë.
Këtë komunitet e shqetësojnë edhe vjedhjet e banesave, ndërsa deri më tani nuk ka zbardhje të rasteve.




Banorët e fshatit edhe pse janë ankuar shumë herë në njësinë adminsitrative askush nuk u ka dhënë zgjidhje sikundër as i kanë shtruar apo mirëmbajtur këto rrugë për mbi 30 vjetë.






