AKTUALITET

Shikoni si ikin me vrap patronazhistët nga zyra elektorale Tiranë

Tre persona janë shoqëruar nga policia pas incidentit në një zyrë elektorale të padeklaruar të Partisë Socialiste, pranë zonës së ish-Bllokut, e cila pretendohet nga deputeti Erion Braçe si “zyra e tij personale”.

Pamjet e publikuara nga Partia Demokratike tregojnë njerëz që largohen me nxitim nga ambienti ku, sipas PD-së, janë kapur materiale komprometuese për manipulim votash.

Sipas opozitës është dokumentuar një “krim zgjedhor”, ku përfaqësues të administratës shtetërore dyshohet se kanë poseduar në mënyrë të paligjshme materiale zgjedhore, pajisje elektronike dhe shuma parash të dyshuara për blerje votash.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button