MAGAZINË

Shpirtmiri Pelivan: Faleminderit nga zemra për gjithçka* !

Zgjedhjet kanë mbaruar, por ajo që më keni dhuruar nuk mbaron me një datë, me një kuti votimi apo me një numër rezultati. Ajo që më dhatë është një ndjenjë që mbetet përjetë në zemrën time: besimi juaj, përkrahja juaj, fjala e mirë, krahu që më keni dhënë – janë pasuria ime më e madhe.

Unë dola në këtë garë pa pushtet, , pa favore për të ofruar. Por dola me një gjë më të fortë se gjithçka tjetër: me zemrën time, me ndërgjegjen time dhe me bindjen se shumë njerëz janë lodhur nga premtimet e rreme dhe nga fytyrat që shfaqen vetëm kur afrohen zgjedhjet.

Nuk ishte e lehtë. Në shumë fshatra pamë se si pushteti përdori çdo mënyrë për të ndikuar votën. Disa njerëz u përballën me presion, me frikë, me tundime që s’i vinin nga bindja, por nga nevoja. Dhe unë nuk i paragjykoj – i kuptoj të gjithë. Sepse kur njerëzit janë të varfër, janë të pambrojtur. Dhe ata që janë në pushtet, këtë e dinë mirë. Prandaj luajnë me hallet e popullit.

Por në këtë fushatë ndodhi edhe diçka shumë e bukur: shumë njerëz nuk u shitën. Nuk u përkulën. Zgjodhën të qëndrojnë drejt, me dinjitet, me zemër të pastër. Dhe për këtë, unë do t’ju jem përjetë mirënjohës

Në Roskovec dhe fshatra , ndjeva po atë ngrohtësi, po atë përkrahje. Ju e dini kush jam. Ju më pranuat në shtëpitë tuaja, më thatë “jemi me ty”, dhe më treguat se nuk jam vetëm.

Kjo nuk është vetëm një garë që mbaroi. Kjo është një lidhje që sapo ka nisur. Nuk më zgjodhët për të bërë një fushatë – më zgjodhët sepse ndjet se unë jam njësoj si ju. Dhe unë nuk do të jem kurrë ai që vjen vetëm kur ka zgjedhje dhe ikën kur mbarojnë.

Unë do jem këtu, me ju dhe për ju. Në çdo hall, në çdo padrejtësi, në çdo kërkesë për të drejtën tuaj. Do jem zëri juaj, edhe kur nuk kam mikrofon. Do jem krah jush, edhe kur nuk kam pushtet. Sepse ju ma dhatë një forcë që nuk blihet me para: dashurinë dhe respektin e popullit .

E di që rruga do jetë e gjatë. E di që do ketë sfida. Por me ju pranë, unë nuk ndalem. Sepse kur je në anën e drejtë, kur e ke ndërgjegjen e pastër, dhe kur njerëzit të mbështesin me shpirt – atëherë je më i fortë se çdo pushtet.

Faleminderit për çdo votë, për çdo shpresë, për çdo fjalë që më thatë. Kurrë nuk do t’ju zhgënjej.

Me shumë dashuri, mirënjohje dhe përulësi,
Pelivan Bufi!

*Marr nga postini i tij në rrjetin social facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button