SPORT
Skiatorja e talentuar, Lara Colturi shkëlqen duke fituar vendin e dytë në Botë
![](https://i0.wp.com/alb365.com/wp-content/uploads/2025/01/lara-1536x1009-1.jpg?resize=780%2C470&ssl=1)
“Super rezultat!
Lara Colturi, skiatorja e talentuar që garon për Shqipërinë e nis mbarë vitin 2025, duke u renditur e dyta në Kupën e Botës në Ski“, shkruan Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale.
Sportistja e ekipit të Tiranës, Lara Colturi, që përfaqëson Shqipërinë në garat ndërkombëtare, ka treguar edhe një herë potencialin e saj të jashtëzakonshëm në një prej eventeve më prestigjioze të sportit dimëror, duke ngritur lart emrin e vendit tonë në arenën ndërkombëtare.