Monday, July 15, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESORESpahiu nga Gjermania: ”Patriotët” faqezi të mos i shesin 10-fish biletat në...

Spahiu nga Gjermania: ”Patriotët” faqezi të mos i shesin 10-fish biletat në tregun e zi

Juristi Kreshnik Spahiu, nga Gjermania ku pritet që nesër të filloj Kampionati Europian, bën një apel drejtuar gjithë tifozëve kuqezi, që të mos bien pre e biletave në tregun e zi që shiten 10-fish nga pseudo-patriotët.

”Do ti thoja publikut që në gjithë çfarë po ndodh duhet të jenë të qartë, nuk duhet të jenë viktima të mashtruesve. Duhet të kenë kujdes me biletat. Udhëtojnë nga të gjithë vendet e botës. Ndjej keqardhje lur këto bileta shiten 10-fish. Matrapazët dhe patriotët kuqezinj u shesin dhjetëfish në tregun e zi. U bëj thirrje të mos i shesin.

Është moment patriotik të tregojmë që jemi populli më civil, patriot. Të mos e fillojmë me mashtrime, manipulime të mos e trajtojmë si treg të gjësë së gjallë. Uroj që biletat të merren nga tifozët. Dua që pasnesër në Dortmund përballë Italisë Kroacisë dhe Spanjës të jenë tifozë dhe jo ministra, deputetë, drejtorë, doganier. Biletat nuk janë qoka politike.

Kam takuar të rinj që kanë udhëtuar nga Londra, Spanja dhe SHBA dhe nuk kanë bileta. Paraja e tyre është me djersë. Dashuria e tyre për Shqipërinë është e paimagjinueshme, minimalisht meritojnë një biletë por me kosto dhe çmim real dhe jo të ngelen rrugëve me birra në dorë”,-tha Spahiu.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME