Saturday, May 18, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËSPAK nis hetimin e dosjes së inceneratorëve pas denoncimit të ri të...

SPAK nis hetimin e dosjes së inceneratorëve pas denoncimit të ri të LSI

Prokuroria e Posaçme ka nisur verifikimet pas denoncimit se 24 kompani kanë kryer 189 milionë dollarë evazion fiskal të lidhura me inceneratorët.

SPAK ka nën hetim inceneratorin e Tiranës, por pas denoncimit të ri të ardhur nga kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ditën e djeshme, SPAK ka konfirmuar se ka nisur verifikimet në lidhje me këto 24 kompani.

Thanas Çani dhe Haxhire Gurakuqi, çifti i të moshuarve mbi 90-vjeçarë, do të merren në pyetje në lidhje me përfshirjen e emrave të tyre në atë që dyshohet një skemë mashtrimi për mega-aferën e inceneratorëve.

Emrat e tyre u zbuluan nga një denoncim i kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi, e cila deklaroi se janë disa kompani, që së bashku kanë kryer evazion fiskal në vlera të mëdha parash. Burime nga SPAK bëjnë me dije se ende nuk ka mbërritur kallëzim penal në SPAK nga LSI.

Lëvizja Socialiste për Integrim ka zbuluar skemën sesi 24 kompani guaskë kanë kryer 189 milionë euro evazion fiskal. Zyrtarët e LSI-së, nisur nga hetimi për të gjetur problematikat e kompanive që fituan të drejtën e ndërtimit të inceneratorëve, përveç evazionit të Klodian Zotos kanë zbuluar një skemë më të madhe.

Sipas hetimit financiar të LSI-së, Klodian Zoto ka kryer 30 milionë dollarë evazion, ndërsa përfshirë edhe kompani të tjera vlera shkonte në 189 milionë dollarë. Ajo që bie në sy është fakti se si kompania e inceneratorëve të Klodian Zotos dhe kompani të tjera të mëdha ndërtimi që kanë fituar tenderë publikë përdorin të njëjtat kompani guaskë për të blerë fatura për mallra dhe pagesa që në realitet nuk bëhen.

Për të zbuluar mashtrimin me faturat fiktive, LSI ka marrë fillimisht librin e blerjeve dhe të shitjeve të kompanive të inceneratorëve. Më pas gjatë hetimit, në këtë pjesë dolën në pah 24 kompani që përdoreshin për të lëshuar fatura. Parimisht ndërveprimi ndërmjet bizneseve duket praktik normale, por problemi dilte kur analizoje aktivitetin ekonomik të 24 kompanive. Dyshimi i parë prej tyre lindte me pronarët, siç ishte për shembull një burrë edhe një grua mbi 90 vjeçe. Ndërsa nga aspekti financiar, problemi del kur analizon librin e blerjeve dhe të shitjeve. Logjika ekonomike tregtare e parasheh që një subjekt blen lëndë të parë dhe ose e tregton të përpunuar ose siç e blen. Por, në rastin e këtyre kompanive që përdoren për evazion nga hetimi i bërë nga LSI-ja, rezulton se në librin e blerjeve deklaronin se merrnin produkte ushqimore, fruta ekzotike e uji, ndërsa në librin e shitjeve deklaronin se shisnin beton, inerte apo asfalt.

“Po ju marr rastin e kësaj kompanie, ‘AMPP’, e cila ka një xhiro prej 19.5 milionë dollarësh. Duke marrë librin e shitjeve dhe blerjeve rezulton si në çdo biznes atë që ti do të ofrosh si shërbim duhet ta kesh të magazinuar. Ose do të blesh diku tjetër ose do të prodhosh. Ose do të blesh zhavorr, hekur ose do të jesh fabrike që prodhon hekurin. Dhe në librin e blerjeve të kësaj kompanie na ka rezultuar që kjo kompani ka blerje rreth 18 milionë dollarë produkte. Dhe pjesa më e madhe e produkteve të tyre janë ushqime fruta dhe ujë i pijshëm. Kur vijmë në shitjet që ka bërë kjo kompani që janë të ndara në 780 fatura, frutat janë shkëmbyer me inerte, ushqimi, vaji janë shkëmbyer me asfalt dhe uji i pijshëm janë kthyer në beton.

Pra, çfarë kanë ndodhur? Ka ndodhur që në këto kompani funksionojnë, blerje fiktive tek ushqimet. Kompanitë e mëdha ushqimore, uji pijshëm, i cili mund të jetë 8 milionë dollarë që është blerë ujë i pijshëm. 6-7 milionë fruta ekzotike, të cilat janë të ndara në fatura të vogla, nuk blihen me llogari bankare, nuk janë mbi 3 milionë lekë, por janë fatura të cilat janë nën 3 milionë lekë në mënyrë të tillë që lëvizja financiare të mos bëhet nëpërmjet llogarive bankare, por të bëhet në KESH. Dhe shitja e produktit beton është bërë me faturë bankare, por rezulton që pagesat bankare nuk janë kryer. Përveçse nuk kryhen, kompanitë që kanë bërë blerjet nga këto kompanitë fiktive marrin dhe rimbursimin e TVSH-së. Për të vazhduar hap pas hapi, çfarë ka ndodhur, janë 3 grupe të cilat funksionojnë.

Grupi i parë është kompanitë e inceneratorëve që kanë mbi 30 milionë euro, sidomos Inceneratori i Tiranës që ka mbi 30 milionë euro evazion fiskal, pra fatura fiktive, që nga këto kompani fiktive kanë blerë sheqer, miell, oriz, vaj për të ndërtuar ato vaskat e betonit që pamë në Inceneratorin e Tiranës. Ndërkohë, kompanitë e ndërtimit që kanë fituar koncesionet e ndërtimit dhe të rrugëve janë ato që kanë marrë 99.99% të tenderëve publikë, pjesa kryesore janë kompani që kanë fituar të gjitha punët publike, ku i kanë shërbyer këto fatura për të rritur në mënyrë fiktive shpenzimet po përveç kësaj shërben dhe shërben pasi marrin dhe 20% e TVSH-së. Përveçse marrin para nga buxheti i shtetit këto kompani i rrëmbejnë buxhetit të shtetit dhe 20% e TVSH-së”, tha Kryemadhi.

KOMPANITË DHE VLERA E EVAZIONIT FISKAL

“AMCO&CO”, pronarë, Arben Perlala, Mrika Perlala: 1.953.462.082 lekë

“PM&A COMPANY”, Arben Perlala: 1.785.508.533 lekë

“ELVIS 03 GROUP”, Dashamir Ymeraj: 1.717.116.694 lekë

“ELVIS COO, Dashamir Ymeraj, Enejdi Zeqo: 1595.792.212 lekë

“KOLECI 2003”, Artur Xhuli: 1.458.052.563 lekë

“ALFA POUER GROUP”, Adriatik Hajdini, Urim Bashiri: 1.321.816.723 lekë

“MVR”, Enejdi Zeqo, Kreshik Ymeraj: 1.143.978.488 lekë

“SOPOTONIA”, Klevis Ndou, Kreshnik Ymeraj: 1.058.746.361 lekë

“SG LOGISTIC”, Regan Merdani: 714.359.045 Lekë

“LUMI 06”, Lumturije Murati: 668.899.554 lekë

“AA-117”, Drita Frangaj: 590.166.504 lekë

“ELVISI-03”, Dashamir Ymeraj: 573.929.105 lekë

“AL-BER CO&CO”, Santiljano Cifligu, Esmeralda Cifligu: 553.514.718 lekë

“GLE-VAN”, Gledis Vangjeli: 529.094.993 lekë

“LELI-17”, Enver Sheshi: 490.876.227 lekë

“R.S.I&T GROUP”, Lirim Jella, Robert Shabani: 488.213.946 lekë

“PELLUMBI 2015”, Pellumb Hasani, Arjan Habibi: 435.968.494 lekë

“BEST SERVICES”, Edmond Sheshi, 421.316.958 lekë

“FRANGAJ INTERNATIONAL”, Vjollca (Frangaj) Ymeraj: 370.965.19 lekë

“R.B.-GENERAL SERVIS”, Regan Merdani: 251.591.376 lekë

“FROGGY”, Enis Xhaferri, Regan Merdani: 240.088.655 lekë

“FROGY 03”, Vladimir Sheshi: 239.925.416 lekë

“EL ZA”, Emiljano Frroku: 200.966.530 lekë

“PUPA SERVICE”, Shaban Pupa: 177.536.404 lekë

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME