POLITIKË

Tabaku kundër Alibeajt: Mos nxirr kandidatë, po zvogëloni PD-në

Kanë qenë të shumta debatet në mbledhjen e kryesisë së “PD-së së vulës” nëse kjo forcë duhet të dilte apo jo me kandidatë në zgjedhjet e 14 majit. Kryetari i komanduar Enkelejd Alibeaj ka këmbëngulur se ata duhet të nxirrnin kandidatë. Kundër tij, një nga zërat më të fortë ka qenë ai i deputetes Jorida Tabaku që ka kërkuar që ata të përfaqësohen vetëm me listë këshilltarësh bashkiakë për të mos përçarë votat e opozitës.

Tabaku ka kërkuar që energjitë të fokusohen në listat e Këshillit Bashkiak dhe tek emri i subjektit, Partia Demokratike.

“Unë jam kundër kandidatëve për kryetarë bashkie të tjerë nga opozita. Për më tepër në Tiranë, Durrës e Elbasan! Përçarja e partisë në bazë është shumë, e sidomos në Tiranë dhe çdo gjë e tillë thjesht do ta përkeqësonte!

Ne duhet të mendojmë për emrin e PD, për logon dhe duhet ta mbrojmë atë të ngrihet e jo të rrudhet! Jeni duke vepruar gabim. Po e zvogëloni PD! Na lejoni të fokusojmë energjitë në listat e Këshillit Bashkiak dhe te emri i subjektit Partia Demokratike”, – mësohet të ketë thënë Tabaku në mbledhjen e zhvilluar me dyer të mbyllura.

Në fund ka fituar qëndrimi i Alibeajt duke votuar emrin e Roland Bejkos si kandidat për bashkinë e Tiranës. Tabaku nuk ka marrë pjesë në votim. Bashkë me të nuk votuan as Gazment Bardhi, Dhurata Çupi, Ori Nebiaj dhe Jonila Godole.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button

This will close in 0 seconds