TOP-NEWS

Kate Middleton shfaqet në publik pas spekulimeve

Speulimeve për “zhdukjen” misterioze të Princeshës së Uellsit, Kate Middleton, iu erdhi fundi, pasi siç raporton DailyMail ajo u pikas gjatë fundjavës në një dyqan lokal fermash.

Kjo është paraqitja e saj publike, pasi iu nënshtrua një operacioni të planifikuar abdominal.

Princesha e Uellsit nuk ishte vetëm dhe në krah kishte edhe bashkëshortin e saj Princin William dhe dyshja thuhet se vizituan një nga pikat e tyre të preferuara, rreth një 1.6 kilometra nga shtëpia e tyre Adelaide në Windsor’, sipas një dëshmitari që i kishte parë aty.

“Pas gjithë atyre thashethemeve që kanë qarkulluar, isha i befasuar kur i pashë aty. Kate kishte dalë për të blerë me princin William dhe dukej e lumtur dhe me shëndet të mirë”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button