SHËNDET

Thjerrëzat ushqimi me super përfitime

Njerëzit që i preferojnë thjerrëzat kanë një avantazh nga përfitimet që marrin prej tyre. Edhe ata që nuk i parapëlqejnë si ushqim, duhet ta lexojnë deri në fund këtë informacion për të kuptuar se çfarë të mira nuk kanë mundur të përfitojnë.

Thjerrëzat janë një burim i shkëlqyer i proteinave. Përveç proteinave, thjerrëzat janë plot me fibra, të cilat janë të rëndësishme për tretje të shëndetshme dhe menaxhim të peshës.

Bilanci i fibrave dhe proteinave në thjerrëzat, ngadalëson përthithjen e glukozës në qeliza, duke parandaluar rritjen e sheqerit në gjak pas ngrënies, si dhe duke stabilizuar sheqerin në gjak.

Përmbajtja e tyre e pasur me fibra dhe proteina ju ndihmon të ndiheni të ngopur dhe të qëndroni më të ngopur për më gjatë, gjë që sjell humbjen e peshës. Thjerrëzat janë gjithashtu të pasura me magnez, i cili gjithashtu mund të ndihmojë në një humor më të mirë.

Po ashtu thjerrëzat janë një burim i shkëlqyer hekuri, veçanërisht për ata që ndjekin një dietë me bazë bimore. Hekuri është thelbësor për transportimin e oksigjenit dhe lëndëve të tjera ushqyese në të gjitha pjesët e trupit, duke përmirësuar kështu nivelet e energjisë. Syri.net- bovary.gr.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button