Tifozët e Frankfurt krijuan një atmosferë fantastike në stadiumin e tyre Deutsche Bank Park” pas fitimit të trofeut të Europa Ligës.
Jo të gjithë mbështetësit e klubit gjerman kishin mundësi për të shkuar në Sevilla për të ndjekur ekipin e zemrës, kështu që drejtuesit kishin ofruar “shtëpinë” si një arenë gjigante për të parë finalen.
Mbi 50 000 tifozë mbushën stadiumin duke festuar këtë sukses në një atmosferë të jashtëzakonshme që u bë virale në rrjet.