
Baton Haxhiu, analist i njohur, është shprehur i sigurtë se në bashkinë e Tiranës do të zhvillohen zgjedhje të parakohshme vendore. Këtë e tha te “Te PaEkspozuarit” në emisionin e Ylli Rakipit në MCN Tv.
Po kështu deklaroi edhe analisti Ervin Karamuço te Euronews në emisionin e Erla Mhillit. Karamuço theksoi se zgjedhjet do të zhvillohen brenda korrikut të këtij viti.
A po shkohet në zgjedhje të parakohshme vendore në Tiranë?!
Nëse Po, PD do të kandidojë mjekun e njohur Ilir Alimehmeti, ndërsa nga PS ka disa emra. Ndër emrat më të lakuar janë ai i Belinda Ballukut e cila e ka lakmuar këtë vend ( për këtë post lakmon dhe ka punuar shumë fortë) dhe meqënëse ajo do kandidojë për kreun e bashkisë Tiranë, Ceno Klosi vjen drejtues politik i qarkut Fier. Të paktën ky është projeksioni politik i PS për qarkun Fier. E deri atëherë le të presim si do të rrjedhin “ujrat” politike.