KRYESOREPOLITIKË

Veliaj, prej 9 muajsh “non grata” për ambasadat kryesore të Tiranës

Hodha një sy të shpejtë në të gjithë faqet zyrtare në rrjete sociale të ambasadave kryesore në Shqipëri, atyre që njëkohësisht financojnë mbështetjen e sistemit të drejtësisë.

Ka 9 muaj që asnjë ambasadë kryesore nuk poston një aktivitet të vetëm me kryetarin e bashkisë. Gjeta vetëm një foto dytësore në një aktivitet të vetëm në fillim të shtatorit për Kolegjin e Evropës

9 muaj!

Nuk po them sa postime ka për SPAK apo të ngjashme. Po ashtu plot postime për ministra dhe kryetarë të bashkive të tjera. Plot e përplot.

Me fjalë të thjeshta, paska rreth 9 muaj që ambasadat kryesore kanë një pakt të përbashkët për një para-non-grata për një tjetër politikan në Shqipëri, pa e bërë publik.

Ndërkohë, të njëjtat ambasada po theksojnë përherë e më shpesh një shteg të ri për Shqipërinë në Bashkimin Evropian. Ky shteg kalon edhe nga arrestimet e bujshme dhe me sa duket sinjalet për këto arrestime jepen shumë kohë më parë.

Dado, Dumani apo Bani janë themelet e para të kësaj rruge. Nëse disa prej tyre dorëzohen, ka të tjerë. Të merresh personalisht me to është një luftë kundër së ardhmes.

Ka një të ardhme të favorshme, ka edhe një të shkuar të keqe që mund të jetë edhe e ardhme.

Unë besoj te e ardhmja në Bashkimin Evropian!

/Marrë nga faqja në Facebook e autorit Oltion Rrumbullaku

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button