POLITIKË

Votohet rezoluta për Srebrenicën, Rama mungon për të mos zemëruar Vuçiçin

Kuvendi ka miratuar sot projekt rezolutën për dënimin e gjenocidit serb në Srebrenicë. Në votim kanë marrë pjesë 113 deputete, të cilët kanë votuar të gjithë pro.

“Projekt rezolutë për Srebrenicën. 113 deputetë morën pjesë. 113 vota pro” – tha Nikolla.

Ndërkohë Kuvendi ka hedhur poshtë 4 amendamente të propozuara nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe Tritan Shehu. Në sallë për të votuar për këtë rezolutë nuk ishte i pranishëm kryeministri Edi Rama.

Me siguri ai ka dashur të shmangë kështu një qejfmbejtje të mundshme nga miku i tij serb, Aleksandër Vucic. Rezolutën për Srebrenicën të propozuar javë më parë nga opozita socialistët e rrëzuan në Kuvend me shumicë votash.

Pas presionit publik dhe kurthit që Berisha i ngriti Ramës, ky i fundit risolli në Kuvend një rezolutë të re. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button