AKTUALITET

Zbulohet kërkesa e Veliajt në gjykatë: Më lironi kundrejt garancisë pasurore

Mësohen detaje të reja nga seanca maratonë prej 6 orësh që u mbajt këtë të mërkurë në Gjykatën e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupionit për kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj, bashkëshorten e tij Ajola Xoxa dhe 6 biznesmenët.

Sipas burimeve, në seancën e zhvilluar me dyer të mbyllura avokati mbrojtës i kryebashkiakut Veliaj ka kërkuar zbutje të masës, përkatësisht “hetim në gjendje të lirë kundrejt garancisë pasurore” për Erion Veliajn dhe “detyrim paraqitje” për bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa.

 Mësohet se prokurorët Altin Dumani dhe Ols Dado kanë kërkuar lënien në fuqi të masës “arrest me burg” për Veliajn dhe “arrest shtëpie” për bashkëshorten e tij. Po kështu masa të pandryshuara edhe për biznesmenët e përfshirë.

Pas një seance maratonë, gjyqtari Erion Bani i Gjykatës së Posaçme është tërhequr për të marrë vendimin ndaj Veliajt, Xoxës dhe biznesmenëve të tjerë nën akuzë. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button