POLITIKË

Von der Leyen takim 30 minuta me Begajn në Presidencë

Pas mbërritjes në Tiranë në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit, Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka zhvilluar takim me Presidentin e vendit, Bajram Begaj që ka nisur në orën 15:30 dhe ka përfunduar në orën 16:00.

Von der Leyen u prit rreth orës 15:00 në Rinas nga ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ministrja Spiropali shkruan se “ky samit është një tjetër event i rëndësishëm ndërkombëtar për Shqipërinë, i cili zhvillohet për herë të parë jashtë kufijve të BE-së, me pjesëmarrjen e 6 kryeministrave të rajonit, liderëve të vendeve anëtare të BE-së si dhe përfaqësuesve të nivelit të lartë dhe organizmave ndërkombëtare të mbi 25 vendeve”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button

This will close in 0 seconds