AKTUALITET

Zjarri i rënë pranë depove të naftës djeg ullishtat në Patos (video)

Patos – Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në orët e pasdites së sotme në kufirin ndarës mes fshatit Rrerëz dhe lagjes “Mustafa Matohiti” në bashkinë Patos. Zjarri është ndihmuar edhe nga era  ku për pasojë veç bimësisë dhe shkurreve janë djegur një sasi e konsiderueshme ullinjësh  deri afro 50 apo 60 vjeçare.

Burime nga vëndi i ngjarjes pohuan se zjarri ka rënë në fillim në afërsi të grupit  numër 2 të Ndërmarjes Nxjerrjes Naftës Patos e më pas mqs është grykë është ndihnuar nga era dhe ka marr sipër në ullishte.

Banorë të zonës njoftuan zjarrfikset në Patos dhe Fier  si dhe vet banorët me mjete rrethanore nuk mundën ta fikin pasi zjarri u ndihmua nga era.

Në vendgjarje shkuan mjete e forca zjarrfikse, banorë të zonës si dhe policia e cila tashmë po heton se cili ka qënë shkaku i zjarrit dhe më pas një komision do verifikojë dëmin e shkaktuar në ullishtet nga ky zjarr i cili tashmë është vën nën kontroll dhe është drejt fikjes.  Nga zjarri i rënë nuk u rrezikuan banesa.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button