Zjarri në vëndin Takodromi në Zhupan djeg ullishta, riaktivizohet zjarri në Darrëzezë

Fier – Paska nisur pak herët zjarret në bashkinë Fier edhe pse kami patur një stinë pranvere me lagështi.
Mesditën e sotme një zjarr ka rënë në vëndin e qujatur Takodrom në Zhupan të bashkisë Fier. Sipas burimeve paraprake të informacionit mësohet se në vëndngjarje kanë shkuar dy automjete zjarrfikse, 15 forca të cilat po luftojnë për ti shuar flakët edhe pse ndihmoen nga era që fryn në këto momente. Janë djegur disa rrënjë ullinjë, shkurre dhe bimësi. Terreni i vështirë, era që frynë e ka bërë të vështirë shuarjen e flakëve. Zjarrfiksit po mundohen ta mbajnë nën kontroll zjarrin që të mos digjen ullishtet e tjera aty pranë.
Në vëndin e ngjarjes kanë shkuar edhe forca policie si dhe një grup hetimor pasi po punojnë për gjetjen dhe vënien para përgjegjësisë të personit apo personave që mundë të kenë shkaktuar këtë zjarrëvënie.
Nuk është hera e parë që zjarri shkrumbon ullishtet në kodrat e fshatit Radostinë dhe Vadhizë ku banorë të zonës kanë pësuar dëme të mëdha në drurët e ullinjëve por asnjhëherë nuk janë dëmshpërblyer nga rastet që kanë mbetur pa autorë të zjarrëvënies.
Në masivin me pisha në Darrëzezë është riaktivizuar përsëri zjarri. Në vendngjarje kanë shkuar 4 automjete zjarrëfikse