AKTUALITETKRYESORE

50 zjarre në gjashtë muajt e parë të vitit 2025, Fieri në hartën e zonave të rrezikëshne

Fieri në hartën e zonave me rrezikshmëri të lartë të zjarreve. Për 6 mujorin e parë të 2025 janë regjistruar 50 vatra zjarri, “kampione” bashkitë Fier dhe Lushnje.

Përgjegjësi i Sektorit të Mbrojtjes Civile pranë Prefekturës së Qarkut Fier, Kreshnik Ymeraj në një prononcim për median ka pohuar se Fieri është klasifikuar si zonë me rrezikshmëri të lartë të rënies së zjarreve në një kojë që temperaturat po shkojnë mbi 40 gradë.

Si në vitin 2024 ashtu dhe për vitin 2025 numri i zjarreve të rëna në qark nga janari e deri tani është 50 ku pjesa më e madhe e tyre kanë rënë në banesa por edhe në toka bujqësore apo pyjore, periudha nga qershori e deri në fund shtatorit është periudha më e rrezikshme, ka pohuar Ymeraj, prandaj kemi porositur rritjen e vëmëndjes e gadishmërisë nga reparter zjarrfikse pranë bashkive.

Më poshtë përfaqsuesi i prefekturës qarkut Fier ka pohuar se fermerët apo qytetarët që meren me toka bujqësore apo pastrimin e tyre janë burimi kryesor i zjarreve prandaj dhe duhet të kenë shumë kujdes kur kryejnë punime në to.

Ymeraj ka pohuar se nga gjashtë bashki që ka qarku Fier bashkitë Fier dhe Lushnje janë ato që kan pasur më shumë vatra zjarri. Qarku Fier i ka kapacitete e duhura me mjete zjarrfikse dhe personel zjarrfikës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button