Friday, October 18, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETErisa Xhixho në shkollën “Ibrahim Basha”: Nga muaji mars qëndron e mbyllur.

Erisa Xhixho në shkollën “Ibrahim Basha”: Nga muaji mars qëndron e mbyllur.

Në ditën e parë të shkollës, deputetja e PL-së, Erisa Xhixho ka qenë sërish në Kamëz në shkollën “Ibrahim Basha”, e cila prej muajit mars qëndron e mbyllur.

Para prindërve dhe nxënësve të kësaj shkolle, Xhixho kërkoi nga kryebashkiaku i Kamzës, Rakip Suli që të japë një shpjegim për ecurinë e punimeve të kësaj shkolle dhe ne cfare faze eshte tenderimi.

Xhixho u shpreh gjithashtu se kryebashkiaku i Kamëz nuk ka marrë në konsiderate shqetësimet e banorëve.

Ajo tha se fëmijët po zhvillojnë mësim në shkolla të tjera, të cilat janë 1 orë larg. Ndërsa u shpreh se kostoja për këto familje është rritur, i bëri thirrje bashkisë, por edhe ministrisë që të kompensoje prindërit.

“Sot kisha pritur që kryetari i bashkisë së Kamzës të vinte dhe të jepte llogari për qytetarët, të cilët kanë që në mars 2022 që nuk kanë më shkollën e tyre. Edhe pse të larguar nga shkolla e tyre në shkolla të tjera që janë 1 orë larg, përsëri nuk ka asnjë gjurmë të ndërtimit apo të punimeve. Sot do të doja ti jepja personalisht kryetarit të bashkisë një letër me shqetësimet e qytetareve, të cilët nuk ka denjuar ti dëgjojë. Rilindja duhet të kuptojë që ka ardhur koha për llogaridhënie, janë 900 nxënës që duan të kenë një shkolla të re. Qytetarët por edhe unë duam të dimë kush është projekti i kësaj shkolle, në çfarë faze  të tenderimit, kur përfundojnë ndërtimet dhe këta banorë kanë një2 kosto shtesë, a ka menduar bashkia apo ministria për ti rimbursuar”, tha ndër të tjera deputetja e Partisë së Lirisë.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME