Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta akuzon ish-kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha se u ble nga Edi Rama.
Zgjedhjet e 25 prillit të kaluar, tha Meta në TPZ, u fituan nga Rama sepse ky i fundit kishte blerë liderin e opozitës.
“Rama i fitoi zgjedhjet sepse kishte blerë Lulzim Bashën. Nëpërmjet kësaj blerje Edi Rama kapi Reformën në Drejtësi”, u shpreh Meta.
Kreu i PL se opozita nuk do të lejojë Edi Ramën të vjedhë dhe të shtypë shqiptarët.
Ai e akuzon qeverinë si të korruptuar dhe paralajmëron se aksioni i opozitës nuk do të ndalet.
“Çdo sekondë në aksion për të mos e lënë Edi Ramën t’i vjedhë dhe t’i shtypë shqiptarët. Jam shumë i qartë dhe shumë i vendosur në opozitarizmin tim. Jam i vendosur për t’i shërbyer qëllimeve të mëdha të opozitës“, theksoi Meta.