Wednesday, November 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËBraimllari: Si dështoi qeveria që të përfitojë nga paketa e BE-së për...

Braimllari: Si dështoi qeveria që të përfitojë nga paketa e BE-së për investimet në energji

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari deklaroi se Qeveria dështon të përfitojë nga paketa e BE-së për investimet në energji me vlerë 1 miliard euro.

Në një reagim në ‘Facebook’, Braimllari theksoi se nga gjysma e dytë prej 500 mln euro, Shqipëria nuk përfiton asnjë lekë, pasi nuk është kualifikuar në asnjë projekt.
“Kjo është një tjetër dëshmi e paaftësisë së qeverisë për të thithur, jo vetëm investime nga sektori privat, por edhe kur bëhet fjalë për para të gatshme që partnerët ndërkombëtarë vendosin në dispozicion për t’u përfituar nëpërmjet projekteve.”, shkruan Braimllari.

REAGIMI I BRAIMLLARIT
Qeveria dështon të përfitojë nga paketa e BE-së për investimet në energji
Bashkimi Europian i ka akorduar Ballkanit Perëndimor 1 miliardë euro ndihmë për energjinë.


Me këtë mbështetje Komisioni Europian synon të ndihmojë vendet e Ballkanit Perëndimor që të ulin varësinë nga lëndët djegëse fosile dhe të përmirësojnë sigurinë energjetike.
Paketa për energjinë është e ndarë në dy pjesë, 500 milionë euro grant për të përballuar emergjencën që ka krijuar lufta në Ukrainë në tregun e energjisë dhe 500 milionë euro të tjera do të jepen për financimin e projekteve.


Nga 500 milionë eurot grant, Serbia është përfituesi më i madh me 165 milionë euro, Shqipëria me 80 milonë euro, Maqedonia me 80 milionë euro, Kosova me 75 milionë euro, Bonja 70 milionë euro dhe Mali i Zi me 30 milionë euro.
Nga gjysma e dytë prej 500 mln euro Shqipëria nuk përfiton asnjë lekë, pasi nuk është kualifikuar në asnjë projekt.


Pra nga 1 miliardë euro të vëna në dispozicion nga BE për 6 shtete, Shqipëria përfiton vetëm 80 milionë euro, më pak se sa përfitojnë shtete edhe më të vogla si Kosova dhe Maqedonia e Veriut.


Kjo është një tjetër dëshmi e paaftësisë së qeverisë për të thithur, jo vetëm investime nga sektori privat, por edhe kur bëhet fjalë për para të gatshme që partnerët ndërkombëtarë vendosin në dispozicion për t’u përfituar nëpërmjet projekteve.


Shtete të tjera, edhe pse më të vogla se Shqipëria, falë një pune më të mirë në përgatitjen e projekteve arrijnë të që të jenë më rezultative duke përfituar një mbështetje të konsiderueshme sidomos në këto kohë krize.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME