Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zhvilluar këtë të premte një takim me kandidatin e tij, Zija Ismailin që garon në logon e PD-së së Sali Berishës për zgjedhjet lokale të 14 majit 2023. ”Profesionalizmi, humanizmi dhe qytetaria e tij janë garanci e padiskutueshme për një Bashki në shërbim të qytetarëve”.
Postimi i plotë
Kënaqësi që sot të shprehja mbështetjen time më të fortë për Dr.Zija Ismailin si Kryebashkiaku i ardhshëm i Beratit.
Profesionalizmi, humanizmi dhe qytetaria e tij janë garanci e padiskutueshme për një Bashki në shërbim të qytetarëve.
Falenderoj drejtuesit e Partisë të Lirisë dhe Partisë Demokratike për frymën e tyre të bashkëpunimit dhe besimit në fitore. Berati meriton Ndryshimin dhe ai po vjen.