Enzo Fernandez ishte një nga lojtarët më të spikatur në Kupën e Botës në Katar. Kampioni i Botës me Argjentinën luan në Portugali te skuadra e Benficës, por e ardhmja shihet larg Lisbonës, pasi kanë ardhur dy oferta joshëse.
Rui Costa ka zbuluar se për të kanë ardhur dy oferta me vlerë 127 milionë euro, por identiteti i klubeve nuk është zbuluar. Kaq në fakt është dhe kërkesa e Benfica-s për ta lënë të lirë.
Dëshira e presidentit është që ai ta mbyllë sezonin me “Shqiponjat” dhe më pas të lihet i lirë për të vijuar karrierën në ndonjë skuadër të madhe. Liverpooli dhe Real Madridi kanë qenë dy skuadra që janë përfolur shumë për një interesim për Fernandez.