Saturday, December 21, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËRama i mer Metës deputetin e Shkodrës

Rama i mer Metës deputetin e Shkodrës

Edi Rama ka zhvilluar një takim me deputetët e Partisë Socialiste të Shkodrës, ku spikat prezenca e Agron Çelës, i cili deri para pak ditësh ishte deputet i Partisë së Lirisë.

Rama e ka ulur Çelën në krah të tij, duke ia shfaqur publikut si “trofe” që ia ka rrëmbyer kundërshtarit, Ilir Meta.

Çela e bëri kalimin e bujshëm nga PL në PS, duke u gdhirë socialist edhe pse ka luftuar dhe marrë vota kundër Partisë Socialiste, me logon e LSI. Tashmë këto vota, po ia kalon si dhuratë Edi Ramës.

Lëvizje të bujshme bënë edhe ish deputetët e tjerë Koka dhe Naço, por njëri prej tyre përfundoi në burg i akuzuar për aferat me inceneratprët.

SHKODRA NA BASHKON – Me deputetët e Shkodrës për ecurinë e projekteve zhvillimore të këtij mandati qeverisës me Fondin Shqiptar të Zhvillimit“, shkruan kryeministri.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME