Spare”, autobiografia e Princit Harry ka vendosur rekordin e shitjes më të shpejtë për një libër jo-fiction. Në veçanti, raportohet të ketë shitur deri më tani 400 mijë kopje në print, ebook dhe audio libër në total, në ditën e parë të botimit.
Në veçanti, sipas shtëpisë botuese Transworld Penguin Random House, shitjet e librit kapërcejnë edhe pritshmëritë më të mëdha.
“Me sa dimë, të vetmit libra që kanë shitur më shumë në ditën e tyre të parë janë ata me Harry Potter”, tha Larry Finlay, CEO i Transworld Penguin Random House. Qindra qytetarë britanikë mbajtën radhë jashtë librarive qendrore për të blerë librin.