Friday, November 22, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËBerisha përjashtohet nga seanca, deputetët e PD protestojnë

Berisha përjashtohet nga seanca, deputetët e PD protestojnë

Sali Berisha përjashtohet nga seanca e Kuvendit pas debateve të forta dhe bllokimit të foltores. Kjo erdhi pasi seanca plenare në Kuvend ‘kaloi’ në kaos.

Kryetari i Partisë Demokratik, Sali Berisha kërkoi të marrë fjalën e tij në foltoren e Kuvendit. Berisha kërkoi që kryeministri Edi Rama të shkojë në Kuvend për të folur në lidhje me ish-zyrtarin e FBI-së Charles McGonigal ose të japë dorëheqjen.

Mazhoranca ka rrëzuar kërkesën e opozitës për ndryshimin e rendit të ditës. Kryetari i Grupit të Parlamentit të PS-së, Taulant Balla është shprehur se akuzat e PD-së ndaj Ramës për lidhjen me agjentin e FBI-së është pa bazë. Më pas Lindita Nikolla ka marrë vendimin që Berisha të përjashtohet nga seanca. Deputetët e PD-së kanë protestuar duke i rënë tavolinave dhe duke mos lejuar socialistët të flasin.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME