KULTURË

“Çerçiz Topulli” si dordolec në Muzeun e Gjirokastrës, paraqitja që po ngjall reagime

Gjirokastër – Në Muzeun e Kalasë së Gjirokastrës janë ekspozuar veshjet dhe armët që i atribuohen Heroit të Popullit, Çerçiz Topulli.

Por ajo që ka tërhequr vëmendjen e vizitorëve nuk janë vetëm objektet historike, por edhe mënyra se si janë paraqitur ato. Veshjet e heroit janë vendosur mbi një manekin, të cilit kuratorët i kanë dhënë edhe tipare që synojnë t’i ngjajnë figurës së Çerçiz Topullit.

Rezultati, megjithatë, ka ngjallur diskutime. Në vend që të krijohet një shtatore që përcjell figurën e heroit apo një manekin neutral që shërben thjesht për ekspozimin e veshjeve, paraqitja krijon përshtypjen e një personazhi disi grotesk, duke bërë që figura të perceptohet më shumë si një “dordolec” sesa si një paraqitje dinjitoze muzeale.

Në këtë rast, duke qenë se qëllimi kryesor është ekspozimi i veshjeve, armëve dhe sendeve historike, një zgjidhje më e thjeshtë do të ishte përdorimi i një trupi manekini pa fytyrë dhe pa pretendimin për të rikrijuar pamjen e heroit.

Çerçiz Topulli është një nga figurat e njohura të historisë shqiptare dhe mënyra se si paraqitet në një muze historik është pjesë e rëndësishme e mënyrës se si ajo histori u përcillet brezave dhe vizitorëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button